Home KRYESORE Zoti Kryeministër Rama 2… Nga Kasem Seferi

Zoti Kryeministër Rama 2… Nga Kasem Seferi

Personalisht, unë i ndjek ngjarjet politike, ekonomike dhe shoqërore/sociale (sikundër përdoret për “kulturë” nga shumë në të gjithë hapsirën e shkruar dhe të pashkruar, veçanërisht, atje ku pihet kafe, raki dhe …), gjithmonë në përmasat që ato plotësojnë në një shkallë më të mirë/lartë nevojat (jo dëshirat sepse është e pamundur) të qytetarit.

Kënaqem (pa hipokrizi e them) me Pyllin Orbital, për arsye se i ngjan thënies popullore: “E ka mbjell gjyshi i gjyshit tim, e ka ngrënë baba dhe gjyshi im, po e mbjell gjyshi për mua dhe për fëmijët e mi.”.

Por, nga ana tjetër, nuk shoh ndonjë përpjekje serioze për të bërë një politikë tatimore që i shërben vendit në rradhë të parë dhe, veçanërisht, biznesit të vogël dhe për më shumë dhe më shumë, klasës së mesme.

Të më falni për pamundësinë e të pasurit një qendrim diplomatik për të komunikuar për të mirën e shoqërisë shqiptare mendimet e mia modeste në lidhje me politikat tatimore (edhe pse kam shkruar më shumë se çdokush tjetër në këtë vend – tek e fundit, le të verifikohen nëse janë budallallëqe apo jo).

I nderuar Zoti Kryeministër!

Po hyj drejt e në temë përsa i përket klasës së mesme të shoqërisë shqiptare:

  • me politikat tuaja të deritanishme keni sulmuar klasën e mesme, e cila sipas Aristotelit sjell zhvillim të vazhdueshëm në shoqëri;
  • po vazhdoni ta sulmoni atë (veçanërisht) atë që renditet dhe shkallëzohet në media dhe fushën akademike.

Si argument po përdor sa më poshtë vijon:

Tatimi progresiv është një tatim në të cilin përqindja tatimore rritet ashtu sikundër rritet shuma e tatueshme.

Sqaroj:

Termi/fjala “progresiv” i pergjigjet/referohet mënyrës se si përqindja tatimore bën rritje nga më e ulta te ajo më e lartë me një rezultat/përfundim që përaindja tatimore mesatare e tatimpaguesit të jetë më e vogël se sa përqindja tatimore shtesë/margjinale e tatimpaguesit.

Llogaritjet e publikuara të ekspertëve tregojnë të kundërtën.

Sqaroj:

Tatimi regresiv ndikon individët me të ardhura të ulta (as karburant, as pije alkoolike, as parfume, dhe as të tjera).

Tatimi përpjestimor ndikon, në mënyrë të barabartë, individët me të ardhura të ulta, të mesme dhe të larta.

Tatimi progresiv ndikon individët me të ardhura të larta dhe bizneset dhe më pak individët me të ardhura të ulta/pakta (që vetëm t’u marrësh shpirtin u mbetet).

Nga përvoja ime e gjatë (padyshim të njohurit e sistemit tatimor dhe përmbushjes së kërkesave të tij në jetën e përditëshme), po ju bëj të ditur se

TATIMPAGUESIT E PASUR NUK DIHET NËSE PAGUAJNË TATIM MBI TË ARDHURAT PERSONALE (TATIMIN MBI DIVIDENTIN).

KËRKOJENI KËTË TË DHËNË DHE DO TA KUPTONI MJAFT MIRË SE ÇFARË DO TË THOTË POLITIKË TATIMORE (VEÇANËRISHT, PROGRESIVE).

ZOTI KRYEMINISTËR!

Tatimet dhe transfertat e parasë nga Buxheti i Shtetit zvogëlojnë pabarazinë në të ardhurat në dispozicion lidhur me të ardhurat e tregut.

Ndikimi i rishpërndarjes së tatimeve dhe transfertat e parasë nga Buxheti i Shtetit varen nga madhësia, përzierja dhe bërja progressive e secilit përbërës/komponent.

Disa vende, me një tatim relativisht të vogël dhe sistem mirëqenie arrijnë të njëjtin ndikim rishpërndarës ashtu si vendet e karakteriazuara me më shumë tatime më të mëdha dhe transferta buxhetore më të mëdha për arsye se ato mbështeten më shumë në tatimet mbi të ardhurat që janë më progresive se tatimet e tjerë.

Këtu lind pyetja:

SA TATOHEN MILIARDERËT, MILIONERËT DHE TË TJERË TË PASUR NË REPUBLIKËN E SHQIPËRISË?!

Dikur, në statistikat e Drejtorisë së Përgjithshme të Tatimeve ka pasur një dëshmi që quhej:

SITUACION I TATIMIT MBI TË ARDHURAT PERSONALE!

Në këtë SITUACION përfshiheshin:

të ardhurat e mbledhura tatimore nga të punësuarit e sektorit buxhetor dhe jo buxhetor;

të ardhurat e mbledhura tatimore nga të punësuarit në sektorin privat;

të ardhurat e mbledhura tatimore nga depozitat bankare;

të ardhurat e mbledhura tatimore të tjera; dhe

të ardhurat tatimore të mbledhura nga dividenti (nga njerëzit më të pasur).

Ky SITUACION nuk u pasqyrua më (nuk jam tejet i sigurtë) deri në vitin 2005.

Zoti Niko Lera, sot Drejtor Drejtoria në Ministrinë e Financave (atëhere i ngarkuar  dhe jo vetëm me mbledhjen e të ardhurave personale), besoj se mund të japë më shumë informacion.

ÇFARË DO TË THOTË KY DYSHIM?

TI TREGOJMË QYTETARËVE SE ÇFARË PËRFAQËSOJNË POLITIKAT TATIMORE?

MBI KË RËNDOJNË KËTO POLITIKA TATIMORE?

DHE KUSH PAGUAN NË TË VËRTETË MË SHUMË TATIME!

Kasem Seferi – ekonomist

Share: