Zëvendësndihmës sekretarja amerikane e Mbrojtjes, Laura Cooper, do të pritet në takim nga presidenti i Kosovës, Hashim Thaçi.
Kështu ka bërë të ditur një zyra për Informim e Presidentit, ku ka njoftuar për agjendën e presidentit Thaçi për ditën e sotme. Takimi mes Thaçit e Cooperit do të zhvillohet nga ora 15:00, në Presidencë, në Prishtinë.