Home I pakategorizuar 1.3 MLN EURO – Buxheti për Emergjencat i barabartë me ‘Bonusin’ e...

1.3 MLN EURO – Buxheti për Emergjencat i barabartë me ‘Bonusin’ e Vilma Nushit!

Në foto: Edi Rama gjatë përmbytjeve në vitin 2015 dhe Edi Rama me biznesmenen Vilma Nushi

Nëse dëmet e rreshjeve dhe paaftësia e strukturave shtetërore i’u kanë revoltuar, merreni stresin lehtë, Emergjencat Civile janë një institucion formal, në pikë të hallit dhe me buxhet qesharak.

Në 31 tetor të këtij viti, kreu i Emergjencave Civile, Shemsi Prençi dha alarmin për ndihmë dhe deklaroi se buxheti total për këtë institucion është 1.3 milionë euro.

Shemsi Prençi

Shemsi Prençi

Prençi bëri thirrje për më shumë buxhet, infrastrukturë dhe burime njerëzore, duke paralajmëruar se në raste emergjencash ky institucion nuk mund të bëjë detyrën me mungesë kapacitetesh.

“Siç e dini, buxheti ynë nuk i kalon 1.3 milionë euro dhe është shumë i vogël dhe për këtë do kërkoja mirëkuptimin dhe angazhimin e të gjithë deputetëve të Komisionit të Sigurisë që programi i Emergjencave Civile tashmë me programin e ri të qeverisë dhe me buxhetin e ri të 2018-ës duhet të vlerësohet sepse është shumë shumë i dobët. Është domosdoshmëri dhe përsa i përket strukturës së EC në nivel qendror dhe vendor, por dhe rritja e kapaciteteve teknike për të reaguar ndaj emergjencave civile në të gjitha fazat.”-tha Prençi.

1.3 milionë euro është vlera që qeveria jonë i jep Emergjencave Civile për të përballuar situata si kjo e sotmja.

Për ta kuptuar më mirë këtë shifër le të japim disa shembuj krahasues:

-1.3 milionë euro është shuma që qeveria i ka kaluar firmës koncensionare të Check-UP (Vilma Nushi) në vitin 2016, për analiza të pakryera ndonjëherë. Bonus i garantuar nga kontrata abuzive.
-1.3 milionë euro është shifër e barabartë me fondin që qeveria dhe KQZ-ja i ka dhënë 89 partive fantazmë.
1.3 milionë euro i kushton qeverisë dhe studioja ligjore që ka pajtuar në gjyqin kundër Bechettit.

Por nëse dje ju apo ndonjë i afërm i juaji u bllokua në aksin Tiranë-Durrës, mbase do ishte mirë ta dinit se infrastruktura kulluese e këtij aksi është shkatërruar sepse qeveria rilindëse vendosi të mbillte ca palma.

Kostoja fillestare e këtyre palmave ishte 600 mijë euro. Tashmë këto palma janë tharë dhe shkulur, ndërsa Bashkia ka vendosur që rrugën ta mbjellë me pisha. Sipas projektit të Bashkisë mbjellja me pisha do të kushtojë 2.5 milionë euro.

Gati sa dyfishi i buxhetit të Emergjencave. / Hashtag.al

Share: