Home KRYESORE Alibeaj tregon arsyen pse Rama do të zgjedhë kryeprokurorin pa vetting

Alibeaj tregon arsyen pse Rama do të zgjedhë kryeprokurorin pa vetting

Deputeti i Partisë Demokratike, Enkelejd Alibeaj, të hënën ka deklaruar se mazhoranca kërkon të zgjedhë kryprokurorin pa vetting, pasi do të mbrojë zyrtarët e inkriminuar.

Alibeaj tha se Prokurori i Përgjitshëm, duhet të jetë produkt i paanësisë politike sipas Kushtetutës.

Ai u shpreh se askush nuk e mendonte se do vinte një ditë ku Prokurori i Përgjithshëm jo vetëm të zgjidhej nga politika, por vetëm nga mzhoranca.

Sipas tij, ata kërkojnë të zgjedhin kryeprokurorin pa vetting.

“Prokurori i Përgjithshëm duhet të jetë produkt i paanësisë politike sipas Kushtetutës. Askush nuk e mendonte se do vinte një ditë ku Prokurori i Përgjithsëm jo vetëm të zgjidhej nga politika, por vetëm nga mazhoranca. Ata duan të zgjedhin kryeprokurorin pa vetting. Kjo nuk është çështje politike dhe pazari. Sfondi politik është i përshkruar nga dosja ‘Tahiri’ nga dosja e ‘3 policëve’ nga dosja e ‘Xibrakës’ nga dosja ‘Dako’ apo dosje të tjera. Motivi duhet analizuar. Çfarë e shtyn Ramën pra të ndërmarrë këtë iniciativë”- u shpreh Enkelejd Alibeaj në emisionin “Studio e Hapur” në News 24.

Ndër të tjera deputeti i PD tha se Kushtetuta e përcakton qartë zgjedhjen e kryeprokurorit, i cili duhet të plotësojë dy kushte.

“Kushtetua e vendit thotë se për të zgjedhur Prokurorin e Përgjithshëm duhen dy kushte. E para të zgjidhet me 3/5 e votave pra me 84 vota. E dyta Prokurori i Përgjithshëm para se të vendosi këmbën në organin e drejtësisë duhet të kalojë përmes vettingut. Pa kaluar këto dy filtra askush nuk mund të ngrohë karrigen e posteve të drejtësisë”- tha Alibeaj.

Share: