Home KRYESORE ‘Arta Marku dhe peshqit e Janarit’! Nga Eduart ndocaj

‘Arta Marku dhe peshqit e Janarit’! Nga Eduart ndocaj

Ashtu si une, besoj se edhe shumica e shqiptareve e dine se gjate dimrit peshqit kryejne edhe procesin per shumimin e tyre pranveror. Mirëpo, kryeprokurorja e sapozgjedhur Arta Marku nuk do merret me peshkimin ujor por atë ligjor.

Shqiptaret nuk presin qe ajo te jete ‘Shen Pjetri peshkatar’ por SHEN DREJTESIA E MUNGUAR. Prandaj edhe une si drejtues i nje partie demokristiane, me pervojen politike dhe parlamentare jam i prirur te besoj fort tek reagimet e kryeprokurores Marku ne shërbim te çlirimit politikes nga mafia oligarkike 27 vjecare.

Zakonisht peshqit struken ne ujera te ngrohta dimrit per te siguruar shumim masiv pranveror. Une duke pare mbështetjen amerikane me strukturat e tyre përkatëse te vendosura ne terrenin shqiptar, shpresoj shume se Arta Marku do dije ta parandaloj jo vetëm shumimin e “pjellshmërisë” kriminale, por edhe te parandaloje jetëgjatësinë ne dem te aspiratave te popullit shqiptar.

Drejtësia e bazuar ne kushtetutshmëri duhet te ndahet nga bota e krimit e cila, deri me sot, komandohet nga ato familje kriminale dhe politikane me njolla te zeza korrupsioni e fitimesh ne kurriz te popullit shqiptar.

Arta Marku si krye-ndëshkuese me drejtësi do arrije atë cfare çdo shqiptar mirëpret për te jetuar ne një Shqipëri ku dinjitetin ta gjejnë ne Atdheun e tyre dhe jo ta kerkojne si emigrante neper Europe.

E N Milano 2017

Share: