Home KRYESORE Ataku kardiak, zbuloni 4 metodat si mund të parandaloni

Ataku kardiak, zbuloni 4 metodat si mund të parandaloni

Sulmet në zemër janë një nga faktorët e vdekjeve të shumë njerëzve duke përfshirë edhe mosha të reja. Infarkti apo sulmi në zemër ndodh gjatë ndërprerjes së papritur të qarkullimit në gjak në arterien, e cila e ushqen një pjesë të muskulit në zemër. Njerëzit me tension të rregullt të gjakut, kanë më pak shanse të preken nga sulmi në zemër. Tensioni i lartë i gjakut dëmton procesin e enëve të gjakut në të gjithë trupin, duke e bërë të pamundshëm qarkullimin normal të tij.

Por ja cilat janë 4 metodat që mund të parandaloni sulmin në zemër.

Ushtroni rregullisht
Sipas një studimi të kryer në Finlandë, rreth 47 mijë burra dhe gra që kanë zhvilluar ushtrime të rregullta, kanë parandaluar sulmin në zemër. Ushtrimet ndihmojnë në uljen e tensionit të lartë dhe e bëjnë zemrën më të fortë. Gjithashtu, ushtrimet parandalojnë edhe sëmundjen e diabetit dhe kontrollojnë nivelin e kolesterolit.

Kontrolloni peshën
Rritja e peshës pas moshës 18-vjeçare lidhet direkt me rrezikun e sulmeve në zemër dhe sëmundjeve tjera. Ekspërtët sygjerojnë që shpesh të bëhet kontrollimi i peshës.

Hani dietë të shëndetshme
Dietat e ngopura me yndyrë mund të rrisin nivelin e kolesterolit. Kolesteroli konsiderohet një ndër shkaqet kryesore që më pas sjell sulmin në zemër.

Ndaloni pirjen e duhanit
Rreziku i sulmit në zemër ulet ndjeshëm që nga dita që filloni të mos pini duhan. Sipas studimeve të fundit, gratë që pijnë duhan ka gjasa të preken nga sulmi në zemër./360grade.al/

Share: