Home KRYESORE Denis Dyrnjaja “perplaset” me Rita Petron: Neveris çdo predikim inçesti!

Denis Dyrnjaja “perplaset” me Rita Petron: Neveris çdo predikim inçesti!

Ky shkrim vjen si reagim ndaj  poezise se Rita Petros, LEGJENDA E MOTRËS DHE E VËLLAIT! te cilen Perqasje.com e botoi e para dhe po keshtu botojme edhe reagimin e gazetariit Denis Dyrnjaja duke ja lene lexuesit te zgjedhe se cilen ane merr.

Ne kujtojme se Poezia pati nje numer rekord leximesh per 72 ore:

Neveris çdo predikim inçesti!

Në rrjetet sociale po bën xhiro një poezi e Rita Petros që predikon inçestin mes motrës dhe vëllait. Këtë deformime personale qofshin mendime reale apo stisje për vëmendje publike duhen refuzuar dhe duhen përbuzur. Askujt nuk i ndalohet liria për të menduar, shprehur e fantazuar, por duhet të funksionojë një kundravalvul etike dhe logjike që duhet të mos i lejojë këto sofizma të shërbejnë as si shembuj dhe as si referencë publike. Dezekujlibrimi i koncepteve familjare deri në pikët e vakumeve psikopatiko/seksuale nuk duhet të shërbejnë si servirje normaliteti.

Kjo do të thotë t’i shndërrosh dhe konceptosh familjet si tribu me orgji inçestuale.

Është më shumë se e neveritshme! Ata që e mbështesin dhe e pëlqejnë këtë tezë janë njerëz me komplekse dhe boshllëqe të mëdha seksuale që mendojnë se plotësohen nga fantazia, deformacioni edhe kur ai është thjeshtë një mendim i shprehur në vargje dhe jo më një realitet.”

Share: