Home KRYESORE Dita ime… Poezi nga Anila Kruti

Dita ime… Poezi nga Anila Kruti

Dita ime

Dita ka duar te bardha.
Syte prej qielli dhe zerin e heshtur.
Udheton ne gjurmen time.
Bie me shkelqim ne krahet e mi.
Ngjitet ne lekuren time dhe le lule te kuqe.
Me prek embel fytyren dhe gishtat e eres i rreshqet neper floke.

Poshte kemishes se bardhe puth mollet e kuqe.
Shtrihet me mua ne shtrat
ku rrahin krahet zogjte
e stinet varen ne dritare.

Me prek me duar te bardha…
Eshte e bardhe…
Dita ime mbi mua mbjell grure.
Kendon idile dashurie…

Me puth ne buze.
Kryqezohet ne kembet e mia.
Brenda vetes…Me jep drite.
Dita ime ka duar te bardha.
Je ti shpirti im !

Share: