Përktheu Elona Caslli
Dy trupa ballë për ballë
ndonjëherë janë dy dallgë
dhe nata veçse oqean.
Dy trupa ballë për ballë
ndonjëherë janë dy gurë
dhe nata veçse shkretëtirë.
Dy trupa ballë për ballë
ndonjëherë janë dy rrënjë
të lidhura me natën.
Dy trupa ballë për ballë
ndonjëherë janë dy shpata
dhe nata veçse vetëtimë e vazhdueshme.
Dy trupa ballë për ballë
ndonjëherë janë dy yje që bien
mbi kupën e zbrazur qiellore.
Octavio Paz