Home KRYESORE E kush do mund të shikonte dorën pa mëkat të një lypsari,...

E kush do mund të shikonte dorën pa mëkat të një lypsari, çfarë rëndësie do kishte?

Nga Fiorentina Gashi

Ngado të ngremë dorën, të njëjtin funksion ka…, por vazhdon t’mos ketë të njëjtin qëllim! E kush do mund të shikonte dorën pa mëkat të një lypsari, çfarë rëndësie do kishte? Mungojnë altruistet tek ne dhe sigurisht nuk përcillet mesazhi i duhur.

Realiteti i ynë është te djersitemi duke vrapuar për tu lartësuar në majën më të lartë imagjinare, për të fituar një buzëqeshje tinëzare dhe me këmbët e akullta të falsitetit, vetëm e vetëm për tu dëshiruar nga asgjëja dhe për tu lavdëruar nga hipokriti.

Realiteti duhet te karakterizohej nga lëvizshmëria altruiste e cila duhet të lokalizoje të gjitha energjitë drejtë problemeve të pa zgjidhura dhe ne, nuk duhet të jemi peshore e akullt nga natyra por të shërbejmë me gjithë qelizat e vdekura si vizore e drejt në drejtim te pozitives.

Lufta është e domosdoshme dhe shumë e rëndësishme për një shtet, ku kampi i betejës vendos ekzistencën dhe zhdukjen e popujve nga idetë e virgjëra në mendjet e kripura. Forca morale dhe prestigjet e qeverise kanë gjunjëzuar mjerimin aq shumë saqë as forcat natyrore nuk përballen dot.

Sëmundja e lëvizshme ekonomike që u përhap në mënyrë eksponenciale në të gjithë botën e lëvizshme vazhdon të zhvendos epiqendrën këtu ku jam unë, ti, ku është varfëria! Lufta ndaj in-formalitetit gjithnjë qëndron pozitive, merreni në konsiderate aspektin fondamental sepse janë të rëndësishëm, klima, terreni, komandimi, doctrina sepse kështu do analizojmë kriteret e vlersimit.

Pse peshorja anon vetëm nga ti o njeri, pse dielli lindë kur do ti, pse mjerimi ikën gjithnjë nga ti o njeri?  Silluni mirë me veten aty ku jetoni, në mënyrë që t’mos tkurrni sigurinë, të tashmen dhe të ardhmen!

T’mos jetojmë rreth vetes duke ekzistuar formalisht o qenie e gjallë; t’mos gjejmë qetësi duke parë se si fshijnë lotët fëmijët me menget e shkurta të trikos, jo nga mungesa e dashurisë, as e përqafimit, por mbajtja në jetë te ekuilibruar sociale  kërkon ushqim me emrin altruizëm dhe mundësisht prej kësaj drejtësi sociale.

Po largohem me hapa të ngadalta…, po eci me një pendim, se di ku do më çoj kjo rrugë e minuar, por e di që nuk ka më kthim…? Konkluzioni im është kontradiktor nga liria e pakufi për të jetuar e veshur me ndërgjegje dhe përfundoj tek despotizmi magnetik i pa kufij.

O njeri si une, për të vëne në pah atë çfarë shikohet, nuk duhet arsimim e jashtëzakonshëm, as të jesh shkrimtar, epistemolog, por një bardhësi, një dritë mbi normalen, tërheqëse si dy krahët e kundërta magnetike që bashkëjetojnë njëra me tjetrën.

Ndaj dinamika e se keqes tone i ka rrënjët e një mitologjie të hershme dhe është pjelle e keqe e natyrës pa të cilën s’do mund të bëja dallimin as unë.

Qesh me veten përsëri sepse jam e kënaqur, kur në erën e lire te ajrit përshkruaj me vrap rrugicat; apo kur shoh si një i pastrehe kënaqet nën dritën e hënës dhe kur fatet e tyre vuloseshin nga qielli ndjellakeq që shkulte erën dhe, trokiste dëbore pranë sofrës tyre imagjinare!

Është koha të reflektojmë mbi kuptimin e ligjit universal dhe mjaftë më me atë urrejtjen ndaj botës. Kur ju shikoj dhe mendoj “Kjo nuk mund të zgjas”, por a ka gjë që nuk zgjat?

Më dëgjoni kur them se pikërisht ashtu si një blete që braktis lulen e saj pasi përfundon pllenimin, ashtu dhe ti duhet të vazhdosh përpara duke menduar që një ditë do të shikojmë barazim në shpirtë!

Ndaj unë besoj tek ju, tek vetja dhe jam kundër atyre që nuk kane zë…

Share: