Home KRYESORE E Pabesueshme/ Ja çfarë thuhet në mediat vendase për Kim Jong-un (VIDEO)

E Pabesueshme/ Ja çfarë thuhet në mediat vendase për Kim Jong-un (VIDEO)

Mes shumë lajmeve hera herës të çuditshme që na vijnë nga Koreja e Veriut, së fundmi thuhet se Kim Jong-un kontrollon edhe motin.

Ai “kontrolloi motin”, ndërsa u ngjit në një mal të shenjtë prej 9.000 metra lartësi “duke sjellë rrezet e diellit”, thuhet në një deklaratë të çuditshme për shtyp nga mediat të kontrolluara nga shteti i Koresë së Veriut.

Diktatori u fotografua në majën e malit Paektu, ndërsa mbante mbi supe një pelerinë leshi dhe këpucë të zeza.

Temperaturat në kulm thuhet se kanë zhytur në -20 ° C, por media shtetërore raportoi se Kim “kontrolloi natyrën” për të pastruar borën dhe për të krijuar rrugën për “diellin verbues”.

Agjencia shtetërore e qeverisë KCNA tha se një shëtitje në mal i dha despotit një shans për të menduar për “ditët e ngarkuara me emocione” pas “kompletimit të forcës bërthamore të shtetit” /360grade.al/

Share: