Strukturat e Departamentit për Kufirin dhe Migracionin në kuadër të festave të fundvitit janë angazhuar maksimalisht për të përballuar fluksin e hyrje -daljeve në të gjitha pikat e kalimit të kontrollit kufitar, porte dhe aeroprtin e Rinasit.
Në të gjitha pikat e kalimit kufitar, portete dhe në aeroport janë shtuar sportelet në hyrje dhe në dalje, me qëllim , krijimin e lehtësirave ligjore duke eleminuar radhët e gjata , si dhe për tu ofruar një shërbim cilësor , të kulturuar e në kohë të gjithë shtetasëve shqiptarë e të huaj që qarkullojnë nëpëmjet këtyre pikave të kalimit kufitar.
Gjatë 48 orëve të fundit nga të gjitha pikat e kalimit kufitar ka patur fluks në hyrje dhe lëvizje normale në dalje konkretisht:
Kanë hyrë 109 598 shtetas shqiptarë dhe të huaj, si dhe 26 892 mjete.
Kanë dalë 69 476 shtetas shqiptarë dhe të huaj, si dhe 18 965 mjete.
Gjithashtu, gjatë 48 orëve të fundit, kanë hyrë në vendin tonë edhe 11346 turistë të huaj nga vende të ndryshme, të organizuar në grupe dhe shoqata , me destinacione të ndryshme në vendin tonë.
Po në kuadër të masave, Policia Kufitare ka shtuar prezencën policore edhe në patrullim në kufirin e jeshil dhe atë blu, me qëllim parandalimin, evidentimin dhe goditjen e çdo veprimatrie kriminale që mund të tentohet të kryhet nëpërmjet kufirit jeshil apo atij blu./360grade.al/