Home KRYESORE I ftohti ekstrem vjen neser, ja si do të jetë nata e...

I ftohti ekstrem vjen neser, ja si do të jetë nata e ndërrimit të viteve

Edhe pse java që sapo lamë pas na ka sjellë temperatura të larta, e hëna pritet të nisë me mot të ftohtë.

Sinoptikanët, parashikojnë rënie ekstreme të temperaturave, të cilat mund të na shoqërojnë deri në mbyllje të vitit. “Në vijim, e marta, e mërkura, e enjtja, pritet që të jenë me temperatura tipike të dimrit në zonat malore, ndërsa në zonat e ulëta dhe në bregdet do të sjellin temperatura shumë më të ftohta. Temperaturat edhe në zonat e ulëta dhe në bregdet do të shënojnë edhe -1 e -2, ndërkohë që në zonat malore presim temperatura edhe në – 6 apo -7 Gradë Celsius”, tha sinoptikanja Tanja Porja për Tv Klan.

Sa i takon reshjeve, ato nuk do të jenë problem. “Zonat qendrore dhe jugore mbeten me vranësira dhe reshje, rrebeshe të shkurtra, të herë pas hershme gjatë ditës së sotme, por edhe pjesën e parë të së hënës. Një kthjellim total i territorit shqiptar pritet ditën e martë dhe në vijim deri të premten të paktën, parashikoj që moti të jetë kryesisht i kthjellët dhe i ftohtë.” Bazuar në parashikimet e sinoptikanëve, nisur nga temperaturat e ulëta reshjet e dëborës mund të jenë prezente edhe në natën e ndërrimit të viteve.

Share: