Home KRYESORE Gazeta spanjolle: Miqësitë e reja të Costa Nostra-s në Shqipëri, “Kolumbia e...

Gazeta spanjolle: Miqësitë e reja të Costa Nostra-s në Shqipëri, “Kolumbia e Evropës”

Gazeta spanjolle “El Confidencial” i ka kushtuar një artikull të zgjeruar situatës së kanabisit në Shqipëri si dhe bashkëpunimi me grupet kriminale italiane.

“Miqësitë e reja të Costa Nostra-s në Shqipëri, “Kolumbia e Evropës” është ky shkrimi i kësaj gazete për ditën e sotme, hedhur dhe në versionin online.

“Në nëntor 2016, Policia italiane lëshoi një njoftim për çmontimin e një rrjeti mafioz me qendër në Milano që importonte drogë nga Peruja dhe Shqipëria dhe pastaj e shiste atë në Sicili dhe në Holandë. Duket si një nga operacionet e shumta policore të kryera në Itali çdo ditë. Megjithatë, operacioni i filluar në vitin 2013 fshihte diçka. Muaj më vonë, korrikun e kaluar, Drejtoria e Hetimeve të Anti-

Mafias (DIA) e zbuloi atë në raportin e saj gjysmëvjetor mbi çështjet mafioze në Itali.

Hetuesit kishin dokumentuar pjesëmarrjen e një përfaqësuesi të familjes mafioze të Carollo de Palermo, biri i një bosi të rëndësishëm të mafias siciliane, duke fshehur një miqësi të pashembullt të Cosa Nostra me grupet kriminale të Shqipërisë.

DIA, në gjuhën e saj të zakonshme teknike, shkruante se “shenjat e veprimtarisë” të Cosa Nostra u regjistruan gjithashtu në vendin ballkanik .

Ishin “shenja” se diçka e re po përjetohej. “Ne duhet të kuptojmë se kriminaliteti historik shqiptar nuk ka patur një marrëdhënie të drejtpërdrejtë me Cosa Nostra”, kujton Antonio Ingroia, një ish-prokuror me përvojë në çështjet mafioze”.

Artikulli origjinal ketu

Share: