Dashi
Qielli juaj duket paksa i errët, për shkak të Marsit në orbitë të kundërt, që do ti bëjë shoqëri edhe dy planetëve të tjerë Mërkurit dhe Uranit. Kështu që dita do t’ju duket si kërcim me pengesa.
Demi
Sëbashkë me Jupiterin kthehet edhe Marsi që do të ngrejë deri në një farë mase moralin tuaj, ndërkohë që projekte të mira duken në horiziont gjë që mund t’ju hapi rrugë në profesion.
Binjakët
Rezultatet e arritura deri tani janë për t’u përgëzuar. Janë miqtë dhe kolegët e punës që ju vlerësojnë dhe ju japin kurajon për të vazhduar dhe për të arritur sukese të mëtejshme.
Gaforrja
Mërkuri dhe Marsi projektojnë në qiellin tuaj një hije të vogël, që mund të bëhet evidente gjatë mesditës, por kjo do të zgjasë pak dhe në mbrëmje do të jeni të kthjellët.
Luani
Është pikërisht momenti dhe dita e duhur për të gjithë ata që studiojnë dhe duan të arrijnë rezultate të mira apo promovime. Ana sentimentale është disi e trazuar mundohuni të qartësoheni.
Virgjëresha
Disa pengesa të vogla në realizimin e projekteve do t’ju besdisin pak gjatë gjithë ditës, megjithatë do të jeni të aftë të gjeni rrugën e duhur për ta zgjidhur përfundimisht .
Peshorja
Dita e sotme do të jetë pak stresuese dhe e mërzitshme për shkak të Hënës dhe Mërkurit që nuk janë nga ana juaj. Veproni me kthjelltësi dhe me indiferentizëm, kjo ju ndihmon në marrjen e vendimeve.
Shigjetari
Është puna që do t’ju zërë tërësisht ditën tuaj, dhe kjo që ju sjell sadisfaksionin e duhur që ju ka munguar, kështu që është mirë t’i vini rëndësi punës sesa gjërave të kota.
Bricjapi
Marsi në shenjë e bën ditën tuaj më të rëndë dhe më të lodhshme. Do të ndiheni të plogësht dhe pa dëshirë për të ndërmarrë ndonjë detyrë me rëndësi.
Ujori
Megjithëse jeni të kënaqur me ato që keni arritur, falë vullnetit dhe dëshirës që nuk ju mungon, përsëri nuk do të ndiheni të plotësuar. Një mbrëmje romantike do t’ju bëj më pozitivë.
Peshqit
Pas ditëve të lodhshme dhe plot stres erdhi edhe momenti juaj për pak qetësi. Një udhëtim i shkurtër apo një piknik me miqtë do të jetë ideal për t’u argëtuar.