Home KRYESORE Horoskopi, 20 dhjetor 2017

Horoskopi, 20 dhjetor 2017

Dashi

Rrugët e suksesit janë të shumta, por për ta arritur më shpejt nuk është e thënë të zgjidhni atë që ju duket rruga më e shkurtër. Rrugën më të shkurtër zgjidheni për ti dhënë fund sherrit me partnerin.

Demi

Kontrastet në qiellin tuaj bëjnë që kuadri yjor të jetë i trazuar, duke iu transmetuar gjithë konfuzionin që rrjedh nga kjo. Keni tendencë të hiperbolizoni edhe problemet më të vogla.

Binjakët

Eshtë një moment mjaft pozitiv për ju, i cili kërkon ndër të tjera edhe vullnetin e mirë për të shfrytëzuar rastet që do t’ju paraqiten, si në fushën profesionale ashtu edhe në atë sentimentale.

Gaforrja

Pas disa ditësh vërtet të lodhshme ja ku erdhi edhe fundjava, të cilën është rasti të thuhet se mezi e pritët nga ana e shumë të lindurve të kësaj shenje. Një miqësi në krizë duket se ripërtërihet.

Luani

Pozicioni aktual i Mërkurit është shumë i favorshëm ata që janë në lëvizje, pasi duke qenë ylli i udhtëtarëve, është e natyrshme që të stimulojë udhëtimet. Në dashuri jeni vërtet të papërmbajtshëm.

Virgjëresha

Nuk do t’ju mungojë dëshira për t’i bërë një surprizë njeriut që keni më për zemër, por ndoshta edhe gjatë kësaj fundjave impenjimet e tjera mund të bëjnë që të mos ia dilni mbanë.

Peshorja

Edhe sot do të jenë shumë të çmuara enegjitë që ju vijnë nga Marsi, pasi do t’ju duhet të derdhni shumë djersë për të përfunduar një punë të lënë disi pas dore. Hëna aktive stimulon erosin.

Akrepi

Duhet pa tjetër të nxitoni për t’i dhënë “dorën e fundit” një pune dhe pastaj impenjimi juaj kryesor do të jetë të gjeni mënyrën më të mirë për të kaluar fundjavën. Shumë pasionalë në dashuri.

Shigjetari

Në një harmoni thuajse të plotë me atmosferën e ftohtë të kësaj periudhe, qielli juaj paraqet gjeometri yjore me të vërtetë sugjestive. Parashikohet një fundjavë mjaft intensive në shumë aspekte.

Bricjapi

Sot mund të keni vërtetë disa arsye për të qenë të kënaqur. E para se i keni dhënë fund një pune që ju ka munduar shumë dhe së dyti, se tani do të jeni më të lirshëm për të kaluar weekend-in me partnerin.

Ujori

Mërkuri dhe Afërdita do të jenë yjet që do t’ju mbikqyrin gjatë gjithë fundjavës, prandaj do të ndjeheni dyfish të mbrojtur. Mund t’ju vijnë propozime të tilla që do t’ju bëjnë të mendoheni.

Peshqit

Kuadri yjor është mëse pozitiv, por që gjithçka të shkojë më së miri duhet të tregoheni edhe ju pak më shumë aktivë. Mos dëgjoni ata që ju pëshpërisin në vesh, sepse janë vetëm ngatërrestarë.

 

Share: