Home KRYESORE Këto fjalë nuk mund të përdoren më në SHBA, Trump jep vendimin

Këto fjalë nuk mund të përdoren më në SHBA, Trump jep vendimin

Një tjetër vendim i presidentit Trump ka shkaktuar debate në SHBA. Shtëpia e Bardhë së fundmi, u ka dërguar disa agjencive federale, lista me fjalët që u ndalohen të përdorin në dokumentet e lidhura me buxhetin.

Sipas Washington Post ku citon zyrtarët e Qendrës për Parandalimin dhe Kontrollin e Sëmundjeve, të cilët thonë se kanë marrë një listë me 7 fjalë, që u ndalohet të përdorin në dokumentet që duhet t’i dorëzojnë administratës Trump për hartimin e buxhetit për vitin 2019.

Fjalët “transgjinorë” fetus, diversifikim, bazuar në shkencë e fakte, etj” do të ndalohen nga përdorimi. Për këtë urdhër nuk është dhënë asnjë justifikim. Direktiva për fjalë të ndaluara kanë marrë edhe departamente të tjera.

Disa analistë thonë se administrata përpiqet të ngushtojë dhe të përcaktojë qartë gamën e shpenzimeve, që do t’i kërkohen nga agjencitë federale për vitin 2019. Ndërsa kritikët thonë se këto fjalë janë vazhdim i politikave diskriminuese të administratës Trump ndaj komunitetit LGBT.

I tillë ishte vendimi i menjëhershëm i Trump-it që ndaloi pjesëmarrjen në ushtri të pjesëtarëve të këtij komuniteti, por që u shfuqizua nga Gjykata Kushtetuese.

Share: