Home KRYESORE “Kryeministri ja ka dhënë gojën me qira ca kallauzëve”

“Kryeministri ja ka dhënë gojën me qira ca kallauzëve”

Kreu i Grupit Parlamentar të LSI, Petrit Vasili ka reaguar edhe njëherë lidhur me votën e Shqipërisë në OKB, dhe interpretimit që po i bëhet deklaratave të Presidentit Trump, nga ata të cilët Vasili i quan “suflerë të qeverisë”.

“Vota antiamerikane e qeverise ne OKB nuk do as kallauz as perkthyes.

Sufleret e qeverise u shqyen qe te perkthejne ate, qe tha shume qarte Trumpi per ata qe do votonin kunder Amerikes ne OKB.
Po ky Kryeministri i leqendisur, qe ka taposur gojen dhe nuk flet dot, kaq te madh e paska hallin qe ja paska dhene gojen me qira ca e ca kallauzeve.

Po ç’mund te flase kryeministri, turpi antiamerikan qe duket sheshit nuk do as kallauz as perkthyes.

Presidenti amerikan Donald Trump, përpara votimit në OKB deklaroi se “ata marrin miliona dhe miliarda dollarë dhe pastaj votojnë kundër nesh. Por le ta bëjnë, ne do të kursejmë shumë para. As që duam t’ia dimë”.

Kjo deklarate s’ka nevoje per perkthyes te lodhur te qeverise.

Pas votimit, ambasadorja e SHBA në Organizatën e Kombeve të Bashkuara, Nikki Haley tha se “Amerika do ta vendosë ambasadën në Jeruzalem. Asnjë votë në Kombet e Bashkuara nuk mund ta ndryshojë këtë. Por kjo votë do të bëjë një ndryshim sesi amerikanët e shohin OKB-në, dhe sesi ne i shohim vendet që nuk na respektojnë”.

A ka turp kjo qeveri dhe ky kryeministër? “, shkruan Petrit Vasili në një postim në Facebook, mbrëmjen e së mërkurës.

Share: