Home KRYESORE Lëvizja pa viza/ Avramopoulos mesazh Shqipërisë, flet për disa përgjegjësi

Lëvizja pa viza/ Avramopoulos mesazh Shqipërisë, flet për disa përgjegjësi

Komisioner për Migracionin, Çështjet e Brendshme dhe Shtetësinë, Dimitris Avramopoulos teksa ka folur sot per regjimin pa viza per vendet e Ballkanit Perendimor, eshte shprehur pro kesaj levizjeje, por theksoi se kjo shoqerohet me pergjegjesi per vendet dhe autoritetet.

Deklarata

“Ne jemi plotësisht të përkushtuar për ta ruajtur udhëtimin pa viza për qytetarët e vendeve të Ballkanit Perëndimor dhe atyre të Partneritetit Lindor. Por kjo shoqërohet me përgjegjësi, si për qytetarët ashtu dhe për autoritetet përkatëse.

Unë përshëndes përpjekjet e bëra nga autoritetet shqiptare për forcimin e masave për trajtimin e migrimit të parregullt dhe përmirësimin e bashkëpunimit me Shtetet Anëtare më të prekura deri tani.

Megjithatë, tani përpjekjet duhen mbështetur më tej për të siguruar që progresi të vazhdojë i pandërprerë, veçanërisht fushatat e ndërgjegjësimit mbi detyrimet dhe kushtet e udhëtimit pa viza dhe përmirësimi i kontrollit të kufijve, si dhe shtimi i hetimeve dhe ndjekjes penale të grupeve të krimit të organizuar”.

Share: