Home KRYESORE Luan Rama: Prokurorët e zgjedhur nga PS të tërhiqen nga kandidimi nëse…

Luan Rama: Prokurorët e zgjedhur nga PS të tërhiqen nga kandidimi nëse…

Nga Luan Rama

Prokurorët e zgjedhur nga PS të tërhiqen nga kandidimi nëse nuk janë pjesë e skenarit politik për kapjen e Prokurorisë!

Meqë PS ka zgjedhur të shkelë Kushtetutën me arrogancën dhe papërgjegjshmërinë e vet kriminale, me synimin që të kapë politikisht Prokurorinë, tre prokurorët e zgjedhur nga gjysmëkomisioni i ligjeve, kanë një shans që të mos bëhen pjesë e krizës politike: të tërhiqen nga kandidimi e të mos pranojnë të emërohen në mënyrë antikushtetuese!

Dinjiteti qytetar, integriteti profesional dhe detyrimi për të respektuar Kushtetutën, duhet t’i dominojē dhe t’i udhëheqë që të dëshmojnë se nuk janë pjesë e lojës politike për të kapur Prokurorinë!/

Share: