Home KRYESORE Lubonja: Shqipëria çdo ditë e më tepër po hahet nga peshkaqenët e...

Lubonja: Shqipëria çdo ditë e më tepër po hahet nga peshkaqenët e mëdhenj

Analisti Fatos Lubonja të martën pasdite në ‘News 24’, e ka cilësuar ‘Rilindjen Urbane’ një investim kozmetik për vendin dhe jo një ndërhyrje efikase për të zgjidhur problemet reale.

Lubonja deklaroi se vendi ynë po hahet gjithmonë e më shumë nga peshkaqenët e mëdhenj dhe po ngelet shumë pak për njerëzit.

Ai theksoi se filozofia e kryeministrit Edi Rama ka qenë për të realizuar investime në kozmetikë, siç është Rilindja Urbane, ku edhe është akuzuar si fasadë.

“Një grua mund të jetë e varfër, por duhet të rregullohet. Por kur kjo grua i ka bythët në ujë, s’mund të kujdeset për pamjen”,-tha Lubonja.

Sipas tij, bota ka sigurime private dhe shtetërore, po këtu s’ka siguri. Ndërsa deklaron se në Shqipëri nxitohet për të thithur para, pastaj i marrin paratë për Rlindje Urbane për të ndërtuar një shesh aty.

“Në botë ka sigurime private dhe shtetërore. Po ne këtu s’kemi as siguri, se këta privatët. Këtu nxitohet për të thithur para, pastaj i marrin paratë për rilidnje urbane për të ndërtuar një shesh aty. Nuk mund të jem optimist, duhet të kishin bërë gjëra të tjera, duhet të shohin dhe rrogat e njerëzve. Nëse disa kanë ndërtuar në breg të lumit, dhe nëse ne paguajmë nga taksat për këta që kanë ndërtuar shtëpitë ilegalisht aty ku nuk duhet, do me thënë që jemi shtet katrahurë,” – u shpreh ai.

Më tej, lidhur me letrën e mjekëve, ditën e sotme, drejtuar krerëve të shtetit, Lubonja tha se kjo tregon se në çfarë gjendje është katandisur shëndetësia në vendin tonë./Opinion.al

Share: