Home KRYESORE “Mos u fut aty se të bëj copë”, Murrizi “perplaset” me Peleshin

“Mos u fut aty se të bëj copë”, Murrizi “perplaset” me Peleshin

Ministri i Bujqësisë, Niko Peleshi, dhe deputeti i Partisë Demokratike, Myslym Murrizi kanë debatuar sot në emisionin “Studio e Hapur” të gazetares Eni Vasili në News24 për përmbytjet në vend.

Deputeti demokrat akuzoi qeverinë se ka harxhuar 600 mln euro për palma e pllaka guri, shkruan BalkanWeb

Ndërsa nga ana e tij, ministri iu përgjigj prerë duke i thënë se ato para janë shpenzuar për Rilindjen Urbane që kanë ndryshuar të gjithë Shqipërinë.

Murrizi: 600 mln euro harxhuat për palma e pllaka guri,

Peleshi: E di çi thonë aq? Mos e ke fjalën për Rilindjen Urbane që ka ndryshuan të gjithë Shqipërinë. Mos u fut te ajo temë se të bëj copë

Murrizi: Për atë pra e kam

Peleshi: Duhet të investuar më shumë.

Murrizi: Po ndihmo hallexhinjtë mo

Peleshi: Për hallexhinjtë ka buxhet më vete.

Murrizi: Ke thënë ministria e bujqësië do të bëjë 4.5 km argjinaturë

Peleshi: Në janar të vitit 2018 do të detajohen investimet, dhe do të bëhen aty ku ka më shumë nevojë atdheu.

Share: