Teksa pritet që në orët në vijim të zgjidhet Kryeprokurori i përkohshëm në seancën parlamentar, kryeministri Edi Rama në urimin e mëgjesit ka dalë nga tema duke njoftuar përfundimin e një segmenti rrugor.Kreu i qeverisë njofton se kanë përfunduar punimet për segmentin nga TEG në Farkë. Gjithashtu Rama bën me dije se vijojnë punimet nga Farka deri në Shkozë.
“Mirëmëngjes dhe me këto pamje të Unazës së Jashtme të Tiranës ku ka përfunduar ndërtimi i segmenti të radhës me gjatësi 4.14 km nga “TEG” në Farkë, ndërsa vijojnë punimet nga Farka deri në Shkozë, ju uroj një ditë të mbarë/360grade.al