Viti i Ri, qëndron përpara nesh , si njē kapitull në një libër duke pritur të shkruhet.
Ne mund të ndihmojmë të shkruajmë këtë histori , duke vendosur qëllimet.
Cdo vit që shkon të mëson dicka që ti s’e ke hasur ose bêrë më parë.
Këtë vit mësova të vërteta të tjera të njohura, po shpesh të harruara;
Mbaj miqt e vjetër , duaji dhe bashkëpuno me to!
Perqafo miq të rinj, po shihu perpara fjalës, shpirtin dhe fytyrën, se ajo ta jep e para mesazhin!
Mësova se etja për para,ose një interes sado i vogel, të bën të ngrihesh nga varri, të marrësh udhët për t’i bërë edhe atij qe s e njeh fare, gropēn, ku bie vetë!
Përforcova idenë se njeriu i keq, është e keqja më e madhe e çdo të keqeje dhe i miri të jep atë kënaqësi që asgjë materiale në botë nuk ta jep.
Mësova 10 ligjet e Karmës, dhe pres që në çdo muaj/ditë të vitit, ato te plotësohen, se Zoti ka ligjet e Tij. Karma nuk humbet kurrë.
Ata që të lëndojnë, me kalimin e kohës do të dëmtohen vetë dhe nëse je me fat, Zoti do të të lërë të shohësh!
Fale njeriun dhe veprimet e veta, mos iu jep kurrë urrejtjes, lëre të ikë, çliroje, dhe karma do të bëjë atë që dueht bërë!
Bëj mirë dhe e mira do të të vijë.
Pastrimi i karma-s:
1. Jini mirënjohës
2. Veproni me dashuri
3. Kontrolloni motivet
4. Kujdes sjelljen
5. Falni.
6.Kur një zog është gjallë, ha milingona. Kur zogu vdiq, e hëngrën milingonat.
7.Rrethanat mund të ndryshojnë në çdo kohë. Mos zhvlerësoni apo lëndoni askënd në këtë jetë. Mund të jeni të fuqishëm sot, por koha është më e fuqishme se sa ju
8.Duhet të kalosh nëpër më të keqen, që të marrësh më të mirën
9.Karma nuk ka menu, të shërbehet ajo që meriton
10.Si të trajtojnë njerëzit është karma e tyre, si reagon, është e jotja
Karma nuk humbet kurrë asnjë adresë!Edhe një lojtar i mirë, do të bëhet një ditë lodra e një lojtari më të mirë. Quhet karma