Home KRYESORE Përmbytjet/ FNSH shpëton 3 këngëtarët e njohur të skenës shqiptare

Përmbytjet/ FNSH shpëton 3 këngëtarët e njohur të skenës shqiptare

Këngëtarët Eranda Libohova, Kejsi Tola dhe tenori Kastriot Tusha janë shpëtuar në orët e para të së premtes me helikopter nga Forcat e Ndërhyrjes së Shpejtë në Derven, Fushë Krujë.

Lajmi është konfirmuar nga Eranda Libohova qe shkruan ne Instagram:

“Si fillim jam shendoshe e mire????..Ishim nisur drejt Prishtines per te marre avionin e linjes Prishtine -Zyrih. 12 vjet pa fluturuar vendosa te sfidoj friken…u tremba nga ajri, por uji paskesh qene më keq .Falenderoj FNSH(forcat e nderhyrjes se shpejte) qe me shpetuan jeten mua e kolegeve te mij artiste Kastriot Tusha Kejsi Tola,e Zeqir Sulkuqi ..kjo eshte foto me nje nga efektivet e FNSH-se Genti Hyka mbas operacionit te shpetimit ne Fushe -Kruje.”

Rrofshin cunat e FNSH qe shpetuan jo vetem artistet por edhe kenget e pa kendruara akoma 🙂

Share: