Home KRYESORE Putin paralajmëron masakër!

Putin paralajmëron masakër!

Presidenti i Rusisë mbajti konferencën vjetore për shtyp.

Presidenti i Rusisë, Vladimir Putin, deklaroi se marrëveshja e Minskut për armëpushim në Ukrainë nuk po funksionin, pasi që autoritetet në Kiev nuk kanë vullnet që të fillojnë procesin politik.

Ai madje në një moment pjesët lindore të Ukrainës, të cilat po mbahen nën kontroll nga separatistët pro-rusë, i krahasoi me Srebrenicën.

Në Konferencën vjetore për shtyp, në të cilën morën pjesë 1640 gazetarë, Putin tha se është e vërtetë që në pjesët lindore të Ukrainës, më saktë në Donbas, janë formuar njësi ushtarake, të cilat veprojnë në interes të popullatës, ngase sipas tij, po të mos ekzistonin këto njësi, batalionet e ushtrisë ukrainase do të kryenin një masakër të ngjashme me atë në Srebrenicë, gjatë luftës në Bosnje, shkruan rtv21.tv

I pyetur nga gazetarët se a do të funksionojë marrëveshja START me Washingtonin, për reduktimin e armatimit, Putin tha se Rusia nuk do të tërhiqet nga kjo marrëveshje, të cilën e cilësoi si tejet të rëndësishme për Moskën dhe shtoi se janë Shtetet e Bashkuara të Amerikës ato, të cilat po tërhiqen në mënyrë të njëanshme nga marrëveshjet./360grade.al/

Share: