Home KRYESORE Rama: Tahiri na vendosi në pozitë të vështirë! E kush nuk e...

Rama: Tahiri na vendosi në pozitë të vështirë! E kush nuk e dinte këtë gjë?!

Kryeministri Edi Rama deklaroi në Top Story se çështja e Saimir Tahirit e ka vendosur në një pozitë të vështirë mazhorancën, por shtoi se duhet pritur deri në fund e vërteta dhe sigurisht harroi te permennte edhe pergjegjesine e tij si kryeminister ne raport me ate zhvillim!

“Duhet pritur nëse është fajtor apo jo, por është hera e parë që një shumicë nuk merr në mbrojtje një nga figurat e veta kryesore të akuzuar dhe nën hetim. Përkundrazi, i drejtohet opinionit dhe i thotë individit në fjalë që deri kur të provojë para gjykatës me fakte në dorë se është ai që thotë, nuk është me ne. Kjo është diçka që njerëzit besoj e kuptojnë shumë mirë se këtu kanë qenë. Nëse ajo që ndodhi do të kishte ndodhur dje”, u shpreh Rama.

Kryeministri iu përgjigj i prerë pyetjes nëse shkarkimi i Saimir Tahirit kishte lidhje me kanabisin.

“Zero. I kam shpjeguar arsyet e vërteta. E kam thënë qysh në janar se ky është viti i fundit dhe i fitores përfundimtare të shtetit mbi këtë fenomen dhe fjala doli dhe fjala doli po ashtu kur rezultatet në zgjedhje. Falë përfshirjes me kohë të plotë të atyre që largova nga kabineti për t’u marrë vetëm me zgjedhjet dhe do të kisha bërë ndryshime edhe më shumë nëse do të kisha pasur arsye”.

Share: