Edhe pse është një nga prezantueset më të njohura në vend, për jetën personale të Rudinës publiku di shumë pak. Ndërsa së fundmi Rudina ka dalë paksa nga roli i të bërit intervista të ftuarve në studion e vet dhe ka dhënë një intervistë për emisionin “Thumb”.
Moderatorja ka edhe një vajzë me partnerin Xhavit Bajrami, Mian, por nuk ka bërë dasmë. Këtë detaj Rudina e ka zbuluar në mikrofonin e “Thumb”. ‘Me thënë të drejtën nuk jam natyra. Mua më duket sikur çdo ditë me programin tim, gjithë këto vite që jam marrë me këtë profesion më duket sikur një dasmë e vogël. është një nusërim i vogël!
Për të gjitha prezantueset besoj! Janë gjithmonë ato qendra e vëmendjes, janë ato që përgatiten më herët për veshje, për fustane, për lookun, për flokët, që duhet të dominojnë situatat në çdo moment”, u shpreh ajo.