Arben Çejku, ish-student i ‘Dhjetorit ’90’ hedh dritë mbi disa momente kyçe të lëvizjes për demokraci e cila çoi në rrëzimin e diktaturës komuniste dhe krijimin e PD-së.
Cejku tregon për “Gazeta Shqiptare” situatën para fillimit të protestës së studentëve, dhunën e policisë mbi të rinjtë, debatet mes krerëve të lëvizjes dhe drejtuesve të PD-së për qëndrimin ndaj grevës së urisë. Ish- dhjetoristi rrëfen se pas arratisjes së shkrimtarit Ismail Kadare nëpër godina filluan vizitat e papritura nëpër konvikte duke i paralajmëruar ata se aty ndodhen për të mësuar dhe jo për t’u kthyer në vegla të “imperializmit dhe armiqve të vendit!. Por, gjithashtu, z.Cejku vëren me shqetësim se: “Në javët e para të janarit 1991, u duk se demokracia kishte dy koka; njëra ishte PD dhe tjera ishte lidershipi i Lëvizjes Studentore, të cilat hera herës suleshin të kafshonin njëra-tjetrën. Ato ditë, secili e ndjente veten të rëndësishëm dhe të barasvlershëm…”. Ish-ambasadori i Shqipërisë në Maqedoni, aktualisht drejtor i ACGG (Qendra Shqiptare për Qeverisje të Mirë) shprehet se Lëvizja e Dhjetorit ’90, është pasuri kombëtare dhe jo monopol partiak.
Z.Çejku, çfarë kujtoni nga dhjetori i ’90-es dhe çfarë e shkaktoi rebelimin e 8 dhjetorit? Çfarë ndodhi ne godinën tuaj dhe si iu bashkuat studentëve të tjerë?
Kam qenë më fat që isha student në dhjetorin e ’90-ës dhe një prej mijëra banorëve të “Qytetit Studenti”. Zhvillimet e vitit 1990 – 1991 më kanë shërbyer si një fakultet më vete për sa i përket dimensionimit tim si qytetar. Pranvera e dhjetorit 1990 më ka ndjekur gjithmonë në çdo hap që kam bërë në jetën time publike dhe private.
Është hera e parë që ndaj me publikun kujtime të asaj periudhe, dhe pas 27 vitesh, nuk është e lehtë të ruash çdo detaj dhe sidomos të përmendësh me emër gjithë studentët dhe studentet që u bënë bashkë me 8, 9, 10, 11 dhe 12 dhjetor 1990, duke u bërë lokomotivë e një ndryshimi historik.
Disa nga miqtë e mi kanë kontribuar më shumë se unë duke botuar shkrime, kujtime dhe libra rreth kësaj ngjarjeje dhe, në fakt, një nga dobësitë tona është se kemi shkruar dhe folur shumë pak për këtë periudhë të rëndësishme për demokracinë shqiptare…./360grade.al