Home KRYESORE Samiti “One Planet Summit” mbi mbrojtjen e klimës do te mbahet në...

Samiti “One Planet Summit” mbi mbrojtjen e klimës do te mbahet në Paris

Përgatitur nga Diana Skrapari

Pesëdhjetë kryetarë shtetesh dhe qeverish, duke përfshirë Theresa May dhe Mariano Rajoy, dhe personalitete si Leonardo DiCaprio, priten në samitin e klimës që do të mbahet  më 12 dhjetor në Francë, njoftoi të hënën Elysee . Në total, rreth 2,000 “pjesëmarrës kryesorë” nga sektori publik dhe privat pritet të bashkohen për dy vitet e Marrëveshjes së Klimës së Parisit, në Seine Musicale, një vend i ri artistik pranë Parisit.

Samiti, i quajtur “One Planet Summit”, u njoftua në korrik nga Presidenti Emmanuel Macron për të rimobilizuar këtë çështje pas vendimit në qershor të Shteteve të Bashkuara të tërhiqeshin nga marrëveshja e Parisit. Në fakt, në mungesë të Presidentit Donald Trump, ky vend do të përfaqësohet vetëm nga përfaqësuesit e biznesit të ambasadës në Paris, me vendim të Shtëpisë së Bardhë, tha Elysee.

Megjithatë, shumë amerikanë të përfshirë në çështjet klimatike janë përgjigjur pozitivisht, si aktori Leonardo DiCaprio, miliarderi Bill Gates, ish-guvernatori i Kalifornisë Arnold Schwarzenegger dhe ish kryetari i bashkisë së New York City Michael Bloomberg, Fondacioni i të cilit financon pjesërisht samitin.

Gjithashtu të pranishëm do të jetë Antonio Guterres, Sekretari i Përgjithshëm i OKB-së dhe Jim Yong Kim (Banka Botërore), krerë të shteteve afrikane dhe liderët e vendeve të prekura nga ndryshimi i klimës, të tilla si Bangladeshi, ishujt e Paqësorit apo Haitit, sipas Elysee.

Zyrtarët nga qytetet e mëdha, bankat qendrore, fondet sovrane të pasurisë, kompanitë dhe OJQ-të do të marrin pjesë në forumet e këtij samiti, i cili ka për qëllim “të vërë në punë aktorët e përfshirë në zbatimin e projekteve në mënyrë shumë konkrete “, sipas Elysee.

Në fund të këtij takimi priten “shumë njoftime të mëdha” që “janë pjesë e axhendës ndërkombëtare për klimën”, përfshirë Cop, tha një burim. Më 12 dhjetor, Krerët e Shteteve dhe Qeverive do të shkojnë për drekë në Pallatin Elysee të ftuar nga Emmanuel Macron, pastaj të udhëtojnë mbi lumin Seine,deri në Seine Musicale, të vendosur në ishullin Seguin në Boulogne -Billancourt (në Hauts-de-Seine). Evenimente dytësore, të organizuara nga ministritë apo aktorët privatë, do të mbahen në 10 dhjetor./Perqasje.com

Share: