Home KRYESORE Kush ëndërron më shumë … Nga Fernando...

Kush ëndërron më shumë … Nga Fernando Pessoa

Përktheu  Elona Caslli

Kush ëndërron më shumë, më thua?
Ai që bie në ujdi me botën,
apo ai që humbet në ëndrra?

Çfarë është e vërtetë ose çfarë është më e vërtetë?
Gënjeshtra e realitetit,
apo gënjeshtra e ëndrrës?

Kush është më larg nga e vërteta?
Ai që sheh të vërtetën në hije,
apo ai që sheh shkëlqimin e ëndrrës?
Njeriu që ndihet mirë kur e ftojnë për të festuar,
apo ai që ndihet i huaj brenda festës?

 

Share: