Një 57-vjeçar nga Dërmishi është kallzuar në Prokurorinë e Sarandës nga ana e policisë. Kjo ka ndodhur pas një përplasjeje që ka patur me punonjësit e policisë, të cilët pretendojnë se 57-vjeçari, i cili është edhe prift, nuk i është bindur dhe ka kundërshtuar punonjësit e policisë së rendit publik. Ndaj priftit rëndon akuza e nenit 236 e Kodit Penal.