Home KRYESORE Shifrat e “google”, ja për çfarë kërkohet me emrin “Albania” në internet

Shifrat e “google”, ja për çfarë kërkohet me emrin “Albania” në internet

Sipas një vëzhgimi, gjatë vitit 2017, fjala “Albania” është kërkuar jo pak herë dhe kulminacionet e saj i ka pasur në datat 19 mars, plot 100 herë.

Më pas, më 8 tetor është kërkuar 80 herë me këtë fjalë. Sa i përket lokacionit nga ku është kërkuar, janë vetë shqiptarët ata dominantë, ndjekur nga shqiptarët e Kosovës, më pas nga adresa që ndodhen në Maqedoni, Mal i Zi dhe Itali. Ndërsa 5 rajone të tjera që ndjekin, janë: Greqi, Poloni, Norvegji, Kenia dhe Bosnjë dhe Hercegovinë.

Tre janë shtetet që kanë kërkuar më pak për Shqipërinë: Tajlanda, Vietnami dhe Rusia. Sa u përket çështjeve që janë kërkuar më së shumti bashkëngjitur me fjalën “Albania” gjatë 2017, lidhen kryesisht me spektakle të ndjekura në vend.

Më pas, të tjera kërkime tregojnë për informacione mbi ndeshje futbolli ku luajnë shqiptarët, edhe pse 2016 ishte viti më i frytshëm sa i përket futbollit shqiptar, me pjesëmarrjen në kompeticionin Europian të futbollit.

Kërkime të tjera lidhen edhe me pjesëmarrjen e Shqipërisë në Festivalin Eurovision të Këngës.

Share: