Home KRYESORE Sokol Balla drejt largimit nga Top-i? Thellohet konflikti me Vjollca Hoxhën

Sokol Balla drejt largimit nga Top-i? Thellohet konflikti me Vjollca Hoxhën

Ish-drejtori i Informacionit të Top Channel, tashmë vetëm drejtues i emisionit politik “Top Story”, Sokol Balla, ka bërë bujë në mediat online pas mungesës së tij në këngën e fundvitit të televizionit Top Channel.

Ashtu si çdo vit, Top Channel, ka publikuar këngën përshëndetëse për festat e fundvitit për të gjithë teleshikuesit, por ajo që ka bërë përshtypje është mungesa e Sokol Ballës në këtë klip, pasi çdo vit ai jo vetëm që merrte pjesë, por ishte edhe figura kryesore.

Media të ndryshme kanë raportuar këtë rast, ndërsa “Dritare.net”, shprehet se burime brenda Top Channel, kanë bërë me dije se gazetari Sokol Balla nuk do të jetë më as drejtues i “Top Story”. Sipas po të njëjtave burime mësohet se Balla ka pasur përplasje me drejtuesit e Top Medias, pas emisionit me ish-ministrin e Brendshëm Saimir Tahiri, emision ky që u zhvillua në shtëpinë e ish-ministrit. Po ashtu “Dritare.net”, raporton se nga janari “Top Story” do të drejtohet nga Drejtori i ri i Informacionit, Endri Xhafo.

Ndërsa Lapsi.al, raporton se “organizatorët kishin marrë porosi të veçantë të kujdeseshin që si Filip Çakulli, po ashtu edhe Balla të ishin patjetër në këtë eveniment që afishon ikonat e TV më të madh në vend. Por ndërsa Çakulli edhe ai në një krisje të thellë me drejtuesit e televizionit, e ka pranuar me gjysmë zemre ftesën – urdhër, Sokol Balla e ka refuzuar atë.”

Më tej burimet e Lapsi.al pranë Top Channel, shprehen se pronarja e “Top Medias”, Vjollca Hoxha është ankuar shpesh herë tek miqtë se nuk po përfiton dot sa Aleksandër Frangaj i TV Klan, dhe kjo për shkak se “ushtarët” nuk i kishte në zap. Ndonëse më herët flitej që gazetari Sokol Balla do të vijonte të qëndronte tek Top Channel, ku do të drejtonte “Top Story”, siç shihet, janari nuk do ta zërë në këtë media. Burime të Lapsi.al, shprehen se Balla është vënë në lëvizje për të gjetur një tjetër media. Ai mësohet se ka konsumuar një drekë me pronarët e Vizion Plus, vëllezërit Dulaku, nga e cila është arritur akordi përfundimtar. Një tjetër drejtues i një emisionin në Top Channel thuhet se ka qenë i pranishëm në këtë drekë, dhe se deri në janar Vizion Plus po përgatit një studio për një emision tjetër të drejtuar nga Sokol Balla.

Kujtojmë se Top Channel nuk e largoi Sokol Ballën në ditët e tij më të vështira, kur u publikua video e tij duke masturbuar, ndërsa tani që Top Channel po Rilind totalisht, Balla duket i panevojshëm për pronaren e re të Top Media/360grade.al

Share: