Gazetarja Anduena Llabani, duke komentuar situatën e rendit në Shqipëri ka bërë një tjetër deklaratë të fortë në studion e emisionit 360gradë, të Artur Zhejit në Oranews.
“Ka informacione nga shërbimet sekrete izraelite për një trafik të armëve nga Shipëria në Turqi, vend tranzit ky, për trafikimin në vende të tjera. Gjate 2017, është folur për kanabisin, por nuk u tha asgjë për trafikun e armëve që është një çështje serioze për Shqipërinë, tha Llabani. 360grade.al