Home KRYESORE Turqia kritikon qëndrimin e frikësuar të arabëve pas njohjes së Jeruzalemit si...

Turqia kritikon qëndrimin e frikësuar të arabëve pas njohjes së Jeruzalemit si kryeqytet i Izraelit nga SHBA Nga Diana Skrapari

Turqia të martën kritikoi arabët për reagimin e tyre tepër të frikësuar ndaj vendimit të Uashingtonit për të njohur Jerusalemin si kryeqytetin e shtetit të Izraelit.Duke folur në prag të samitit të Organizatës së Konferencës Islamike  në Stamboll, autoritetet turke thanë se disa vende arabe patën frikë të irritonin Shtetet e Bashkuara.

Presidenti Rexhep Tajip Erdogan, i cili akuzon amerikanët për shpërfilljen e pretendimeve të palestinezëve në Jeruzalemin Lindor dhe “shkeljet në të drejtën ndërkombëtare”, ftoi udhëheqës nga më shumë se 50 vende muslimane në Stamboll të merrnin një angazhim të përbashkët.Jeruzalemi, një qytet i shenjtë për hebrenjtë, si dhe për të krishterët dhe muslimanët, është shtëpia e faltores së tretë më të madhe të Islamit dhe ka qenë në qendër të konfliktit izraelito-palestinez për dekada të tëra.

Njoftimi i Donald Trump për Jerusalemin ka zemëruar shumë vende muslimane, por pak qeveri kanë shkuar aq larg sa Turqia që ka paralajmëruar se ky vendim do ta zhysë botën në “një zjarr të pafund”.Disa vende nuk kanë thënë ende se kë do dërgonin në Stamboll, tha një ministër turk.

“Disa vende arabe kanë reaguar shumë keq (lidhur me Jerusalemin),” tha Ministri i Jashtëm turk Mevlut Çavusoglu. “Duket se disa vende tregojnë një ndjeshmëri të madhe ndaj Shteteve të Bashkuara”.Egjipti dhe Emiratet e Bashkuara Arabe do të dërgojnë Ministrin e Jashtëm në Stamboll. Arabia Saudite nuk ka thënë madje nëse do të marrë pjesë. Këto tre vende kanë një marrëdhënie të vështirë me Turqinë.

Vende të tjera nuk thanë se kë do të dërgonin, tha Mevlut Cavusoglu, duke shtuar se takimi i OKI duhet të përdoret për të protestuar ndaj plotfuqishmërisë së Shteteve të Bashkuara.”Ne do të lobojmë në vendet që nuk e kanë njohur ende Palestinën dhe ne duam që Shtetet e Bashkuara të ndreqin gabimin e tyre,” tha ai.

Share: