Policia turke arrestoi 120 militantë të dyshuar të Shtetit Islamik në një seri sulmesh në të gjithë vendin, ndërsa autoritetet forcuan masat e sigurisë përpara festimeve të fundivitit në qytetet e mëdha.
Autoritetet turke të sigurisë nisën në të gjithë vendin të shtunën operacionin e ashtuquajtur “paqe dhe siguri”, me mbi 80.000 punonjës të sigurisë, 33 avionë dhe 70 anije. Në qytetin më të madh të Turqisë, Stamboll dhe kryeqytetin e vendit, Ankara, ka mobilizim masiv të forcave të sigurisë me qëllim parandalimin e përsëritjes së një tragjedie si ajo e sulmit të vitit të kaluar në prag të Vitit të Ri në një klub nate të Stambollit, që la 39 njerëz të vrarë./CRI