Home KRYESORE Unë jam askushi! Kush je ti? … ...

Unë jam askushi! Kush je ti? … Nga Emily Dickinson

Përktheu  Elona Caslli

Unë jam askushi! Kush je ti?

Je edhe ti askushi?

Atëherë jemi dy. Mos i trego njeriu!

Ata do ta kuptonin menjëherë.

Sa  e frikshme të jesh Dikushi!

Të të njohin, siç njohin një bretkosë.

T’ia thuash emrin tënd gjithë ditën e ditës

një moçali admirues.

Share: