Home KRYESORE Vende të lira pune në Gjermani, DW: Duhet vizë pune, nuk pranohen...

Vende të lira pune në Gjermani, DW: Duhet vizë pune, nuk pranohen azilantë

Aktualisht në Gjermani ka 772 mijë vende të lira puna, kryesisht në pjesët e Bavarisë dhe Nurenbergut. Sipas një kronike në DW, burime nga zyrat e punës në këtë shtet aq të lakmuar nga shqiptarët bëjnë me dije se mundësia më e mirë është nëpërmjet një vize pune e jo si azilkërkues apo si refugjat. Pra, sipas tyre shqiptarët nuk duhet te rendin pas azilit, por pas nje vize te rregullt pune prane ambasades ne Tirane.

Kushtet kryesore për të gjetur një vend pune në Gjermani: formimi profesional i mirë, gjuha, gjetja e një punëdhënësi ku mund të punojë dhe më tej sigurimi i një vendi pune.

Lidhur me profesionet më të kërkuara janë matematika, informatika, shkencat natyrore dhe teknike, por edhe mjekësia si kujdes për të moshuarit, infermierë etj.

Share: