Home KRYESORE Vrau kolegun në Dibër, punonjësi i policisë rrëfen ngjarjen

Vrau kolegun në Dibër, punonjësi i policisë rrëfen ngjarjen

Detaje të reja janë zbardhur nga vrasja e Ardian Roçit të enjten në Dibër, kur dy efektivë të Policisë u konfliktuan me njëri- tjetrin, teksa ktheheshin nga një shërbim në Maqellarë.

Naim Muliu, të cilin e shihni në këtë foto, rrëfeu se kolegu i kishte kërkuar t’i jepte më shpejt makinës. Sipas tij,  debati nisi të ashpërsohej dhe në grindje e sipër, ai shkrehu  armën mbi Ardian Roçin, i cili punonte si specialist i teknologjisë së informacionit në Policinë e Dibrës.

Në rrëfimin e tij Muliu thotë se nuk kishte pasur qëllim ta vriste kolegun, por se nën efektin e alkoolit dhe i rënduar psikologjikisht pistoletën e shërbimit.

Roçi mori një plagë në kofshë në arterien kryesore dhe një në bark. Ai humbi jetën nga hemorragjia ndonëse mjekët u përpoqën ta mbanin në jetë./Tv Klan

Share: