Home KRYESORE Aktorja franceze kundër yjeve që po dënojnë ngacmimet seksuale: Hipokrite!

Aktorja franceze kundër yjeve që po dënojnë ngacmimet seksuale: Hipokrite!

Aktorja franceze Brigitte Bardot ka quajtur hipokrite aktoret që kanë komentuar për ngacmimet seksuale nëpërmjet lëvizjes #MeToo

Ylli u pyet në një intervistë me revistën Franceze Paris Match se çfarë mendonte për aktoret që denonin ngacmimet në industrinë e filmit.

“Në shumicën dërrmuese të rasteve ato janë hipokritë, qesharake, jointeresante”, tha 83-vjeçarja.

“Ka shumë aktore që flirtojnë me prodhuesit për të marrë një rol.”
“Pastaj, për të folur, ata do të thonë se janë ngacmuar. Në të vërtetë, në vend që të përfitojnë prej tyre, kjo i dëmton ato” – shtoi ajo.

Bardot tha se ajo gëzonte vëmendjen që mori kur ishte më e re dhe punonte në biznesin e filmit.

“Unë, nuk kam qenë kurrë viktimë e ngacmimeve seksuale dhe më ka pëlqyer kur më thonin që isha e bukur apo kisha një fundshpinë të bukur. Ky lloj komplimenti është mirë,” tha ajo.

Komentet e Bardot vijnë pasi aktorja franceze Catherine Deneuve shkroi një letër të hapur duke kritikuar fushatën e mediave sociale”MeToo”./opinion.al

Share: