Home KRYESORE Albin Kurti rikthehet në krye të Vetëvendosjes?

Albin Kurti rikthehet në krye të Vetëvendosjes?

Partia “Vetëvendosje” në Kosovë është në fazën e përgatitjeve të zgjedhjeve dhe duket se kandidati i vetëm për Kryetar është Albin Kurti. Procesi parazgjedhor është i mbushur me polemika, kundërshtime e largime nga partia. Mediat në Kosovë raportojnë se afati i paraqitjes së kandidaturave përfundoi në mesnatë ndërsa nuk ka asnjë ndonjë kandidaturë tjetër që do ta rivalizonte Kurtin në këtë garë.

Kurti, i cili është themelues i VV-së dhe ishte në krye të saj për dy mandate, në zgjedhjet e brendshme pritet të marrë për të tretën herë këtë post pas një ‘pauze’ trevjeçare kur kryesimi i partisë iu dha Visar Ymerit.

Ky i fundit u dorëhoq në ditët e para të janarit dhe pas tij edhe deputetët: Aida Dërguti, Dardan Sejdiu, Faton Topalli, Shqipe Pantina dhe Driton Çaushi për shkak të pakënaqësive të brendshme me të cilat po përballet VV. Po ashtu dorëheqje ka dhënë edhe kryetari i komunës së Kamenicës, Qëndron Kastrati. Zgjedhjet e brendshme në Vetëvendosje pritet të mbahen në muajin shkurt.

Share: