Kryeprokurorja e Përkohshme Arta Marku ka zhvilluar një takim paraditen e sotme me ambasadorin italian në vendin tonë, Alberto Cutillo.
Takim është zhvilluar në ambientet e Prokurorisë së Përgjithshme, ndërsa ende nuk dihet qëllimi i takimit. Marku, vetëm një ditë pasi u vu në krye të Prokurorisë së Përgjithshme, pati takim me ambasadorin amerikan Donald Lu, i cili e inkurajoi për hetime ndaj personave të rëndësishem.