Home KRYESORE Bylykbashi: Ja si po përdor Rama, Arta Markun për të bërë emërimet...

Bylykbashi: Ja si po përdor Rama, Arta Markun për të bërë emërimet në Prokurorinë Speciale

Gjatë debatit në Komisionin e Ligjeve për ngritjen e Këshillit të Lartë të Prokurorisë, deputeti demokrat Oerd Bylykbashi tha se qëllimi final i të gjitha procedurave është kontrolli i Strukturës së Posaçme Antikorrupsion apo ajo që njihet ndryshe si Prokuroria Speciale. Sipas tij, Arta Marku u zgjodh në detyrë, sepse mazhoranca do të diktojë emërimet e prokurorëve në Këshillin e Lartë të Prokurorisë.

Pas kësaj do të paracaktohet renditjen e kandidatëve për Prokurorë të Përgjithshëm kur ata të votohen në Kuvend.
Sipas Kushtetutës, nëse parlamenti nuk arrin konsensusin e 84 votave për një Prokuror të Përgjithshëm, atëherë zgjidhet automatikisht, emri i parë i renditur në listë.

Por as Prokurori i Përgjithshëm nuk është synimi final i mazhorancës, thonë demokratët.

Me anë të Prokurorit të Përgjithshëm synohet të kontrollohen emërimet në Strukturën e Posaçme Antikorrupsion, ose Prokuroria Speciale që ka kompetencat të hetojë zyrtarët e lartë duke nisur nga presidenti, kryeministri, deputetët, kryetarët e bashive, gjykatësit etj.

Share: