Home KRYESORE Ekonomia dhe akademikët e ekonomisë tonë – një thirrje kuptimplotë dhe jo...

Ekonomia dhe akademikët e ekonomisë tonë – një thirrje kuptimplotë dhe jo e kotë

Nga Kasem Seferi

Të kritikosh, sikundër e ka thënë një kritik letrar me famë botërore, do të thotë “të qëllosh me gurë“ një pemë që ka plot kokrra, thënie së cilës do t’i shtoja “Dhelprën dhe rrushtë“, që nuk janë pjekur ende për arsye se nuk arrin t’i “vjelësh“ dhe më keq … t’i shijosh.

VARFËRI!

Natyrisht, jo si ajo e përshkruar nga urimi i vetëm i MIGJENIT në vitin 1939 por, gjithësesi, ngjashëm.

Në vitin 2025 parashikohet nga zotërinjtë e BE – së përfshirja (futja) e Shqipërisë nlë gjirin e BE – së.

E KA THËNË NJË KOMISIONER QË NUK DIHET SE KU DO TË JETË NË 2025 – n!

ZOT NA RUAJ NË BUDALLALLËKUN TONË!

ZOTËRINJ AKADEMIKË SHQIPTARË! JU QË MBUSHNI EKRANET E TV – ve KOMBËTARË (së fundi rrallë se nuk ua mban B… të thoni ndonjë gjë sepse e dini që do të gjeni “qenin e ngordhur”), NA THONI KU PO SHKOJMË?!

Unë pensionisti i “pjerdhur”, sikundër më keni quajtur nuk po bëj risi, por ju kujtoj se duhet ta thoni fjalën pikërisht sot, kur GOMARI I BABA TASIT flet për rritje ekonomike, kur …

DUHET TË KEMI TURP (unë i pari dhe ju pas meje) që nuk i themi qytetarëve shqiptarë se cila është e ardhmja e tyre e afërt, e mesme dhe (JO O ZOT!) ajo afatgjatë.

Shkenca e ekonomisë, ndër shkencat shoqërore, është më e reja dhe, natyrisht, jo e (pjekur në parashikime) konsoliduar aq sa sa shkencat e tjera.

LEXOJENI PROFESOR ARISTOTEL PANON në lidhje me një përkthim në lidhje me ciklin e krizave!

Jo.

JU NUK LEXONI!

JU PËRKTHENI VERBËRISHT!

JU NUK JETONI PËRDITË ME QYTETARËT!

VAZHDONI TË … “GRINI SALLATË”!

Në heshtjen e pleqërisë, që rëndohet çdo ditë e më shumë, pres një “lajm” nga JU AKADEMIKË!

HESHTJE!

HESHTJE!

PËRRALLA!

PËRRALLA!

DHE,

PËRSËRI HESHTJE.

O, TË MBARUAR!

ZBRAZENI, TË PAKTËN NJËHERË, SHPIRTIN TUAJ AKADEMIK!

E keni lëshuar aq poshtë shkencën e ekonomisë (jo në auditore/salla leksionesh/tryeza të rrumbullakta, katrore, e çfarë tjetër dreqin emër kanë), por asnjëherë nuk e keni sqaruar qytetarin se:

ÇFARË PO NDODH ME MONEDHËN SHQIPTARE LEK?

ÇFARË JANË PERSPEKTIVAT E MONEDHËS LEK?

KU ËSHTË INVESTUAR DEPOZITA E SHQIPTARËVE DHE CILËT JANË PËRFITIMET E KËTIJ INVESTIMI?

PËRSE NUK JEPET HUA PËR BIZNESIN SHQIPTAR?

SA ËSHTË BARRA TATIMORE E NJË QYTETARI SHQIPTAR NË VIT KRAHASUAR ME VENDET E BALLKANIT PERËNDIMOR DHE EUROPËS PERËNDIMORE?

Dhe në mënyrë qesharake:

KU I KALUAN NETËT E VITIT TË RI 2018 MINISTRET/MINISTRAT E “PERANDORIT“ RAMA?

Nuk besoj se atletet firmato i kanë blerë te tregu BE – së GABI?!

Unë nuk kam mbaruar për ANGLISHT!

Mbetem me shpresë se e njoh mjaft mirë gjuhën shqipe.

Përshëndetje të përzemërta.

Ekonomisti Kasem Seferi

Share: