Kryeministri Edi Rama ka dhënë së fundmi një intervistë për gazetën prestigjioze italiane “L’Espresso”. ROBERTO DI CARO, gazetari që ka realizuar intervistën, në artikullin hyrës e ka cilësuar kryeministrin Rama si një ndër kryeministrat më anormal në Europë.
“Sot prej 4 vitesh dhe në vijim, me mazhorancën më të madhe në Parlament, kryeministri i Shqipërisë Edi Rama, 53-vjeç, kryetar i Partisë Socialistë të Shqipërisë, është kreu i shtetit më anormal në Europë” – shkruan gazetari.
Ai bën një parantezë të jetës së Ramës, ku tregon se si nga një piktor arriti të kishte sukses në politikë duke përmendur edhe vitet që ai ka shërbyer si kryetar i Bashkisë Tiranë./Opinion.al