Home KRYESORE Greqia merr 12 milje nga ujrat shqiptare, Kryemadhi: Ja pse po e...

Greqia merr 12 milje nga ujrat shqiptare, Kryemadhi: Ja pse po e shet Rama detin

Pas lajmit se Greqia do të përfitojë 12 milje nga ujerat e detit shqiptar, falë negociatave me qeverinë shqiptare, ka ngjallur shumë reagime. Një prej tyre është edhe ai i kryetares së LSI-së, Monika Kryemadhit e cila është shprehur se Rama po e fal detin për mëshirë, duke e akuzuar Ramën si njeri pa moral.

Postimi i plotë:

A ka më qartë se kaq?!

Ky njeri për karrigen e tij shet gjithçka. Nuk njeh as moral e as ndjesi për atdheun. Ky njeri pasi shkatërroi marrëdhënien me Greqinë duke prishur Kishat si në kohë e komunizmit, tani fal detin për pak mëshirë nga Greqia. Ky njeri ka shqyer edhe portat e Shqipërisë për të larguar të rinjtë dhe për të sjellë gjithë plehrat e botës .

Dhe në fund e ka të qartë se shqiptarëve nuk u duhet më as deti, as mali, as fushat dhe asnjë pasuri tjetër, sespe kështu si e ka katandisur Shqipërinë dëshira e çdo të riu është të largohet nga vendi. Ky satrap nuk pyet më për asnjë vlerë njerëzore, qytetarie apo atdhedashurie.

Sepse për të ka vlerë vetëm karrigia e tij, për të cilën po paguajmë të gjithë çmimin më të shtrenjtë, atë të shitjes së territorit shqiptar.

Atë që nuk e bënë dot as diktaturat dhe pushtuesit, Edi Rama po e nënshkruan me gjakftohtësi të madhe.

Share: