Një ndër personazhet e reja më të dashura për publikun, Nevina Shtylla ka qenë pjesë e moderatorëve që morën pjesë në festivalin muzikor ‘Kënga Magjike’, në krah të Ardit Gjebreas.
Rudina Dembacaj e ka ftuar në emisionin ‘Mos i fol shoferit’ ku e ka vënë mes zgjedhjes për të dashurin, emisionet apo spektaklet me Arditin.
“Spektaklet me Ardit Gjebrean. I dashuri e pranon zgjedhjen time. Nëse do më vinte para zgjedhjes, mua apo spektaklet, spektaklet. Nuk do ishte njeriu i duhur për mua nëse do më detyronte të bëja një zgjedhje të tillë,” – tregoi Nevina.
Dihet se ka qenë prezantuese e një emisioni teknologjie, ndërsa me largimin e Floriana Garos mori në drejtim emisionin ‘Jo Vetëm Modë’, i cili po rezulton një sukses për të.