Home KRYESORE Heshtja e sforcuar e Edi Ramës per protestën!

Heshtja e sforcuar e Edi Ramës per protestën!

Nga Ema Shazivari

Protesta e paralajmëruar që në nisje të janarit nga Opozita, u mbyll sot me qetësi në sheshin përballë kryeministrisë. Ndoshta pjesëmarrja e shumtë e qytetarëve, kaloi edhe pritshmëritë e vetë organizatorëve, dhe kjo padyshim mund të cilësohet si një tregues pakënaqësie ndaj qeverisjes Rama. Por jo gjithëçka nisi ashtu siç përfundoi, pa zhurmë dhe pa rrëmujë.

Që mbrëmë pa asnjë paralajmërim, kryeministria vendosi mburojat përpara derës kryesore, aty ku do përqendrohej protesta. Instalacioni aq i diskutuar jo vetëm artistikisht me autor Edi Ramën u vesh me nje perçe a thua se duhej mbrojtur si objekt i rëndësisë së veçantë. Nga vetë kryeministri Rama në fakt nuk kemi dëgjuar asgjë në lidhje me protestën, veç heshtjes injoruese. Ndonëse ai është shumë aktiv në rrjetet sociale, i shkathët për të postuar çfarëdo ngjarje të mundshme (sidomos trofetë e Rilindjes), pjesëmarrja e mijëra e mijëra personave në shesh nuk iu duk edhe aq e rëndësishme. Në vend të saj, në postimet e tij zunë vend disa fotografi të realizuara në DAVOS, ku ai së bashku me Bushatin shihen teksa buzëqeshin dhe shtrëngojnë duart me zyrtarë te parëndësishem të shteteve të ndryshme.

Po a nuk meritonin këta njerëz qofshin dhe demokrate dhe jo votues të Ramës një reagim nga kryeministri i tyre? Heshtja që në shumë raste përkthehet si injorom kurrsesi nuk mund të jetë akt bashkëveprimi me qytetarët e vendit tënd. Një kryeministër nuk mund të konsiderohet as më pak dhe as më shumë si shërbëtor i vendit të tij. Edhe në qofshin të gabuar te kërkesa këta njerëz, ai që i drejton duhet ti orientojë që të ndryshojnë të paktën mendje. Vetëm ne rast se i trembet thellësisht ai mund ti injoroje ata me heshtje publike por me diskutime pa fund me miqtë dhe bashkëpunëtoret e tij. E nëse Ramës i duket DAVOS, më i rëndësishëm se shteti që drejton, është e sigurt se mbrëmë, sot por ndoshta dhe në ditët në vazhdim në tavolinat e gjata të punës, në ato me miqtë dhe familjarët e tij sado të përpiqet nuk mund ta shmangë temën e protestës. Sepse ajo është tema e ditës më shumë se çdo përpjekje për postime fotosh me anonimë që flasin anglisht me kryeministrin tonë. /Ema Shazivari-Opinion.al

Share: