Home KRYESORE ‘Hija’ e Babait Tim… Nga Genc Mlloja

‘Hija’ e Babait Tim… Nga Genc Mlloja

“Babai eshte nje njeri, i cili deshiron qe djali i tij te jete aq i mire sa c’kishte dashur ai te ishte”, ka thene filozofi amerikan Frank A. Clark. E citova kete mendim se ndoshta kete ka dashur per mua edhe babai im i ndjere, Shyqyri Mlloja, i cili ne kete 2 janar do te kishte qene 95 vjec. ‘Hija’ e tij me ka ndjekur gjate tere jetes, mund te them ne cdo etape te saj ne Shkoder, ku kalova femijerine e adoleshencen, por edhe me pas ne Tirane si student universitar, mesues i anglishtes ne Peshkopi sapo u diplomova me 1969, e me pas ne Tirane ne Agjencine Telegrafike Shqiptare e keshtu me rradhe ne pune te tjera.

Edhe pse u bera vete baba ne janar te 1974, Shyqi, sic e therrisnim, ishte teper i pranishem, gjithnje ne ‘hije’, asnjehere imponues ne keshilla; thjesht sugjerues modest per gjera te ndryshme te jetes e punes dhe cdo gje e bente si ne kalim.

Kur them ‘Hija’ e tij kujtoj nje detaj qe me ka lene mbresa te medha, ndoshta percaketuese ne disa drejtime te punes dhe jetes sime. Konkretisht, ne veren e vitit 1968, kur kisha mbaruar vitin e trete ne degen anglisht ne fakultetin histori- filologji, mu dha mundesia te shoqeroja grupe turistesh te huaj, qe vinin tek Hani i Hotit ne forme te organizuar per qendrim nje- ditor ose tre- kater ditor e keto te fundit pasi pushonin ne Durres largoheshin nga Pogradeci. Ishte hera e pare qe si perkthyes do te takoja te huaj, do te isha shoqerues i tyre ne Shqiperine e asaj kohe, qe te rruante mjekrren dhe te shkurtonte floket e gjata, dhe minifundet ti zevendesonte me pantallona.

“Ata njerez si ne jane, por qe jetojne ne nje shoqeri tjeter. Mbaje mend fort kete ne cdo situate; edhe kur te ulesh ne tavoline me ta sillu lirshem, pa ndroje. Po keshtu, rregullat jane rregulla e mos u sikletos. Te tjeret i zbatojne”, me tha Shyqi para se te nisesha per pritjen e grupit per here te pare.

E kujtoj ate rast si perkthyes jo sepse po takoja per here te pare te huaj, por me teper se si e perjetoi babai im ate ngjarje. Kur mberritem ne Shkoder tek turizmi i vjeter perballe Kafese se Madhe, ku do te hanim dreke, kureshtare, kryesisht femije e te rinj te qytetit, rrethuan dy autobuzat me te huajt. Ky ritual do te perseritej gjithnje ne ato vite. Ishte i sikletshem per ne se edhe policet nuk i largonin dot. “Nuk kam qene kurre ne jete kaq shume ne vemendje te te tjereve”, me pat thene nje anglez.

Kurse une, nga ana ime, nuk isha ndjere me i prekur ne raportet me babain se sa ate dite kur e pikasa ne nje bufe te vogel perballe turizmit. Po me veshtronte duke ndjekur komunikimet e mia me ‘Te Tjeret’, jo- shqiptaret.

E dukshme ishte kenaqesia e tij, pse jo edhe krenaria, qe i biri ishte ne ate pozicion. Nuk e di cfare mendonte tamam se pak qendroi. Edhe kur u takuam pasi percolla ate grup nuk folem per ate moment: doja qe secili te ruante ndjeshmerite e veta, qe mund te permblidheshin ne nje fjale- krenari: per te, i biri me te ‘huajt’, kurse une qe ne saje te emrit te tij mora viston te shoqeroja ‘Te Tjeret’!

Shyqi fliste pak, pyeste edhe me pak, madje edhe kur pinim ndonje gote nuk ‘shperthente’ si ne. Ai degjonte, e vec bente ndonje koment mbi cfare flisnim, kur kishte ne shume raste mendimin e tij ndryshe, verejtjen e kishte te ‘sheqerosur’ per ndonje veprim, e nese e kundershtoje e ‘harronte’ ate muhabet. Agimi, xhaxhai im, i shkonte pas fijes; ai e ‘ngacmonte’ dhe me humorin e tij karakteristik e sillte me ne forme ne raste grumbullimesh. Dhe ne ate kohe mblidheshim shpesh, me ato gjera modeste dinim t’ia kalonim mire. Ne fakt Axha Gimi na sillte te gjitheve ne forme me humorin e tij.

Per veten me grremc mund ti nxirrje ndonje gje Shyqit, vecanerisht per ngjarje nga periudha e luftes nacional-clirimtare. Kishte qene qysh ne rinine e hershme aktivist ne grupet komuniste ne Shkoder, por edhe ne Kosove. Babain e tij, Haxhi Mlloja, tregtar i njohur me Italine, Austrine e vendet fqinje, duket se clirimi i vendit e gjeti pa asgje. Njohes i italishtes e gjermanishtes, me sa kam kuptuar nga biseda ketu e aty, nuk kishte mesuar ‘shqipen’ e biznesit te asaj kohe; ortaket e kishin nxjerre jashte loje, madje edhe pa shtepi! I rregulloi Shyqi nje dyqan te vogel por duket nuk e mundi sedren e tregtarit te mirefillte, dhe hoqi dore prej tij. U nda nga jeta pak muaj pasi kisha lindur une ne vitin 1948.

Shyqi kishte ndjekur linjen tjeter – ate politike, i angazhuat me ‘levizjen’ sic quhej veprimtaria ne kuader te rezistences ndaj pushtimit. Di me siguri nga shume burime se kryente detyra e mbante lidhje edhe me heroin e mirenjohur Tofik Canga, te cilin gjermanet e arrestuan dhe e varen ne mes te Gjakoves ne Kosove. Rralle, vetem per lidhjet me te, tregonte ndonje gje, dhe me eshte fiksuar kur tregonte per rruget e tij ne Kosove nen masken e ndonje biznesi te vogel vezesh.

Zhvillimet e mevoneshme e gjeten ne rradhet partizane, ne Batalionin 29 te Shkodres. Pas clirimit, ne ate kohe ndryshimesh ne kete qytet verior, si kudo ne Shqiperi, ai mbajti poste te ndryshme drejtuese, e derguan edhe ne Korce per ta pergatitur si kuader politik ne ushtri, i propozuan ta dergonin ne demokracite popullore, aleatet e atehershem, per studime.

Por Shyqi donte te kthehej ne Shkoder! Dhe perfundimisht u largua nga karriera e shkurte ushtarake, dhe kohen me te gjate te punes e ka bere ne komitetin e partise te rrethit dhe me pas ne bashkimet profesionale.

Ne Shkoder punoi, dhe krijoi familjen bashke me Elen dhe paten pese femije nder te cilet i pari isha une per ‘ti gezuar’ me 30 korrik 1948, pastaj Teuta, Vjollca, Linda me rradhe, dhe me i vogli Sokoli.

Kjo ‘Certifikate e Gjendjes Civile’ eshte mjaft treguese e rrugetimit te Shyqit e Eles, si prinder te dedikuar ndaj femijeve te tyre, ne dekada, sekush tani me familjet e tyre. Si zyrtar i asaj kohe i dhane shtepi me qera ne Serreq ne nje vile qe njihej si ‘Shtepia e Tef Curanit’ ku qendruam derisa u bera 18 vjec kohe kur shkova ne Tirane si student; rritja e familjes se te vellait, axha Gimit, beri te nevojshme zgjerimin. Keshtu morem shtepi tek nje pallat prane Shtepise se Kultures, e pastaj ne Zdralaj, ku e ‘gjeti’ demokracia, edhe ku u nda nga kjo jete. Mund te them se ne Serreq, tamam prane Kishes se Madhe, kemi qene nder te parat familje muslimane. Kurre nuk kemi ndjere me te voglin shqetesim se jetonim ne mes te nje lagje plotesisht katolike. Perkundrazi, shoket me te mire i kam pasur te besimit katolik.

E mbaj mend Shyqin si shume te dedikuar ndaj punes ne postet qe ka mbajtur. Duke u rritur kuptoja se nuk i perkiste llojit te njeriut te kulisave, servilizmin se ‘ushtronte’ si zanat, e ndjente veten me mire me njerezit e thjeshte, punetore apo fshatare. E kam te fiksuar periudhen e kolektivizimit te bujqesise kur punonte ne terren. Ishte gezim i madh ne shtepi kur vinte ne fund te javes. Nuk ankohej per lodhje nga bredhjet prej fshatit ne fshat, shtepi me shtepi, por edhe shume nuk tregonte.

Gjithnje si vezhgues, me eshte krijuar pershtypja se Shyqin e donin shumica e kolegeve sepse nuk prishte muhabet. Nga ana tjeter, ne ate brez nuk dukej shume lufta e brrylave, cka u forcua me vone me futjen e ‘gjakut te ri’ te kuadrove

nga fundi i viteve 60 dhe fillimi i viteve 70. Ne ate kohe vereja se ai kishte edhe njefare zhgenjimi nga cfare po ndodhte, dhe kur fillova pune ne Agjencine Telegrafike Shqiptare kishim raste qe flisnim per zhvillimet e asaj kohe. Kurre nuk e harroj nje rast ne periudhen kur dukej qarte se marredheniet me Kinen po prisheshin. Zhvillohej nje mbledhje e aktivit te partise te qytetit ku i deleguar ishte Foto Cami. Ne nje moment, ne pjesen e rendit te dites ‘pyetje’ nga salla, Shyqi, duket edhe pak i ‘trimeruar’ nga disa gota raki, i drejtohet F. Camit duke i thene se perse nuk u tregohej anetareve te partise se po prisheshin marredheniet e vendit tone me Kinen. Ajo kerkese ra si bombe ne salle, murmuritje andej e kendej, por e zgjidhi situaten i ndjeri Dan Sakaj, burri i halles sime, Nafijes se dashur, i cili i tha F. Camit se ishte meraku i nje komunisti veteran, i cili ne ate rast i kishte kthyer disa gota. Ceshtja u mbyll pa ndonje ‘ndeshkim’. Mua me njoftuan dhe e mbaj mend kur shkova ne Shkoder i thashe te mos behej merak se ishte pune muajsh deklarimi zyrtar i prishjes me Kinen komuniste. E ashtu ngjau. Pas disa muajsh cdo gje u be publike. E historia dihet si vazhdoi.

Shyqi nuk na ka nxitur asnjehere te beheshim antare partie; madje kur PPSH u shnderrua ne PS ai nuk pranoi te ndryshonte teseren duke thene se njehere behesh anetar i nje partie. Me krijimin e disa partive ne vitet 90 ai nuk u angazhua me asnje sikurse edhe ne femijet e tij. Jo se eshte babai im por ne biseda me shoke dhe miq te tij, njerez qe kane pasur te bejne me te, degjoja shpesh t’me thonin: Shyqi ka qene njeri idealist, qe nuk kishte si te mos zhgenjehej nga disa gjera. U nda nga kjo jete duke ruajtur natyren e tij karakteristike te nje burri te urte dhe fjalepak. Si e kane per natyre femijet, edhe djemt e mij, jane munduar shpesh ta nxisnin tu tregonte ngjarjet e ‘gjyshi partizanit’, por edhe ata pak kane mesuar nga gjyshi i tyre. ‘Ashtu ishin kohet’, ishte leitmotivi i tij per ti mbyllur gjerat pa pergjigje, te cilen e ka marre me vete! “Me ke ishe Shyq”? e pyesnim kur vinte ne Tirane ndersa kthehej nga kafja e mengjesit heret. “Me Shyqin”, thoshte duke qeshur, thenie qe u be legjende per nje njeri modest, larg pompozitetit. E ka mbetur tradite qe cdo 2 janar shenohet ditelindja e Shyqit, e ne kete rast po e kujtoj me keta shenime modeste me disa kujtime e vlera te nje babait te dashur, punetor, te urte e fjalepak, qe la prapa figuren e nje njeriut te ndershem, miqesor dhe modest!

*Foto eshte bere nga fundi i dhjetorit 1984 ne Tirane me Shyqin, babain (ne mes), dhe Axha Gimin. Kohe te paharrueshme. Sapo isha kthyer nga punimet e Asamblese se Pergjithshme te OKB- se ne Nju Jork, shtator- dhjetor 1984.

Share: